‘Studentët e bashkuar, kanë për të fituar’ nuk ndalet protesta

428

Pavarësisht premtimeve të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla se qeveria do të heqë pagesën për provimet, studentët nuk janë tërhequr.

Ata nuk besojnë në fjalë dhe kërkojnë që të plotësohen të gjitha kërkesat që kanë paraqitur.

‘Studentët të bashkuar, kanë për të fituar.

Lindita Nikolla dil në bulevard, shkolla nuk është biznes privat. Bashkohu edhe ti’, janë thirrjet e studentëve tek ministria e Arsimit.