Lorina dhe Gerardi: Tarifa ishte vënë fshehurazi në maj, për çdo gjë vetëm paguajmë

854
Sigal

Studentë protetsues, që nuk janë ngelësa, Lorina Halilaj dhe Garard Komini, treguan në media se si u lindi kjo kauzë për të protestuar dhe si u nxitën ata.

Lorina Kalemaj vuri në dukje faktin se organizimi nisi në rrjetet sociale, pasi u mësua se ishte marrë një vendim qeverie në maj, që nuk ishte publikuar, që nuk ishte konsultuar me studentët.

“Gjithshka ka nisur për një kohë shumë të shkurtër, – tha Kalemaj. – Ky vendim ishte marrë në maj dhe nuk ishte publikuar. Unë për vete po shpresoja që kjo mos të jetë e vërtetë.  Filluam të bisedonim nëpër Instagram, Whats’app dhe nëpër rrjetet sociale. Ky vendim ishte i pakonsultuar nga studentët, megjithëse ne prekeshim nga kjo gjë. Ishte dhe i padrejtë njëkohësisht. Kësaj kauze iu bashkuan të gjithë studentët, nga të gjitha fakultetet ku ndodhen.  Fakti që kemi qëndruar këtu do të thotë se e duam Shqipërinë si gjithë Europa, e duam vendin tonë. Ne po kërkojmë një të drejtë, të kemi një motiv dhe mos të kërkojmë që të largohemi. Dua një sistem më të mirë arsimor, pasi kur të dalim nga auditoret, të kemi dijen e mjaftueshme për t’i shërbyer sa më mirë këtij vendi.”

Ndërsa Gerard Komini tha “Thelbi i gjithë kësaj gjëje është, a është drejtë kjo taksë, pasi vetëm shtohen taksa. Unë personalisht nuk jam ngelës, por kjo është një kauzë. Ne paguajmë për çdo gjë dhe ne nuk marrim asgjë mbrapsht. Ne paguajmë, pagujmë, paguajmë dhe nuk marrim asgjë mbrapsht, as në laboratore, as auditore dhe asgjë. Paguajmë për vërtetim studenti. Kjo është një taksë e padrejtë për studentët, pasi tarifat janë tepër të larta. Për çdo gjë vetëm paguajnë studentët”.