Triumfi i protestave të “jelekverdhëve”, ja vendimi që ka marrë qeveria franceze

467
Sigal

Vendimi i presidentit francez për të rritur taksat e karburanteve, që shkaktoi protesta të dhunshme që zgjatën për rreth dy javë, tashmë është anulluar nga projektligji për buxhetin e vitit 2019.

Kz zhvillim është njoftuar nga kryeministri Edouard Philippe, i cili vetëm një ditë më parë kishte premtuar në fakt se do ta shtynte hyrjen në fuqi të ligjit me 6 muaj, nga 1 janari që ishte parashikuar.

Kujtojmë që protestat e “jelekverdhëve” prekën thuajse të gjitha qytetet kryesore franceze përgjatë dy javëve të fundit, duke u bërë moto edhe në disa vende të tjera.

Ata u vetë-quajtën të tillë për shkak se mbanin veshur jelekët e verdhë fosforishentë që janë të detyrueshme me ligj për t’u mbajtur në çdo automjet.

Mediat franceye raportojnë se janë në plan për t’u mbajtur demonstrata të tjera këtë fundjavë. Ajo që nisi fillimisht si kundërshtim i taksës së naftës, u transformua shumë shpejt në pakënaqësi më e gjerë ndaj politikave qeveritare, e veçanërisht kundër presidentit Macron.

Që prej fillimit të demostratave, kanë humbur jetën 4 qytetarë francezë.

Kjo është hera e parë që presidenti Macron vihet përballë një vendimi të tillë ku detyrohet të tërheq mbrapsht një projektligj gjatë dy vitëve të tij në krye të shtetit frances.

Macron, më herët kishte argumentuar se këto masa ishin të domosdoshme për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të përmbushur objektivat për reduktimin e defiçitit buxhetor.