Keni bërë plane për plazh? Kujdes, moti surprizon sërish këtë fundjavë

572
Sigal

Fundjava e shkuar nuk ishin ditët ideale për plazh, ku moti i keq me erë të fortë rrezikoi jetën e disa pushuesve.

Duket se njëjtë do të paraqitet situata edhe për ditën e nesërme dhe pasnesër. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dita nesërme pritet të shoqërohet me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër do të ketë edhe shtrëngata.

Zonat bregdetare pritet të goditen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Parashikimi i motit sipas Instituti të Gjeoshkencës:

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta .

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe

në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA

Sot pasdite (e premte, dt.02) dhe nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve

(për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.