Rilindjen nuk e ndalon as pandemia, edhe 106 milion euro për Laboratorët

395
Sigal

Edhe pse vendi ndodhet në gjendje të jashtzakonshme, qeveria ka zyrtarizuar nisjen e koncesionit më të ri të Laboratorve vlera e të cilit do ti kushtoj taksapaguesve 106 milion euro dhe së bashku me Check-Up për 10 vjet shuma arrin në 200 miliard lekë me të cilat do ishin ndërtuar 4 spitale nga më moderrnet në botë. Vetën pagesat e 1 viti do të mjaftonin që të gjitha spitalet e Shqipërisë të bëheshin me laboratorë të rinj.

Kontrata koncesionare PPP-ve për shërbimin laboratorik ka nisur nga puna edhe pse pandemia COVID-19,  u bë shkak për shtyrjen e pagesave për disa PPP-w  që nuk kishin filluar zbatimin.

Koncesionari ka marrë në dorëzim ambientet laboratorike në Spitalin “Nënë Tereza” dhe në të gjitha spitalet e tjera të vendit. Burimet në QSUT-w  pohojnë, se shërbimi laboratorik po ofrohet, ndërkohë që koncesionari ka nisur të përshtatë ambientet. Por një auditimin i Kontrollit të Lartë të  Shtetit për këtë koncesion, ka zbuluar se, gabimet në studim mbi fizibilitetin dhe kontratë, lenë të hapur rritjen e kostove buxhetore, njësoj si për koncesionin e sterilizimit.

KLSH-ja konstaton se vendosja e kufizimeve buxhetore në kuadër të vlerës totale mujore të lejuar për të shpenzuar dhe, duke pasur parasysh tarifat e ofrimit të shërbimit të ofruar, sjell riskun e mosofrimit të shërbimi,t apo tejkalimit të buxhetit në rast të nevojave emergjente.

Shpenzimi aktual për laboratorët spitalorë nuk evidentohet veçmas në programet buxhetore të Ministrisë së Shëndetësisë. Pagesat e kërkuara për implementimin e projektit, përfshijnë flukse dalëse nga shpenzimet operative.

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës”, u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019, nga qeveria dhe hyri në fuqi në dhjetor të vitit 2019. Vlera e kontratës është 13 miliardë lekë ose rreth 106 milionë euro dhe afati i saj përfundon në vitin 2028.

Koncesioni i laboratorëve u fitua në prill 2017 nga konsorciumi i tre kompanive; “Labopharma” sh.p.k me 41.7%, “Exalab France” me 25%  dhe “AB Laboratory Solution BV”, një kompani guaskë e regjistruar në Holandë me 33% pjesë në konsorcium.

Pasi ka vendosur që të kalojë në administrim të një privati shërbimin e laboratorit, Ministria e Shëndetësisë,  praktikisht ka mbivendosur funksionet e koncesionit të ri me atë të  Check Up. Kompania “3P Life Logistic”, e njohur ndryshe si check-up, (kontrolli bazë mjekësor) ofron në thelb shërbimin e laboratorit. Intervistat për llogari të koncesionarit të check up me pacientët realizohen nga personeli shtetëror, i cili është pjesë e shërbimit parësor. Pjesa që mbetet për check up është vetëm transporti dhe kryerja e analizave laboratorike. Check up ka një kontratë 10-vjeçare me qeveritë dhe do të paguhet me fondet e buxhetit të shtetit 7.8 miliardë lekë, ose 787 milionë lekë në vit.

Në të njëjtën kohë, qeveria do të paguajë koncesionin e shërbimit laboratorik me 1.2 miliardë lekë në vit (ose 10 milionë euro) dhe po me 6 milionë euro të tjera në vit, shërbimin laboratorik që ofrohet nga Check Up, gjithsej fatura shkon 16 milionë euro në vit. Me këtë shumë, vetëm në një vit do të pajiseshin të gjitha spitalet rajonale me laboratorë dhe kushte nga më modernet, analizojnë ekspertët. Për 10 vjet, pagesa për dy koncesionet do të jetë 160 milionë euro, shumë e mjaftueshme për të ndërtuar 4 spitale të mëdha nga e para të standardit të spitalit privat, Hygea.