Pritet cunami pas tërmetit 6.9 ballë në Indonezisë

504
Sigal

Autoritetet e Indonezisë u kanë kërkuar njerëzve që jetojnë pranë bregdetit, të lëvizin në zona më të larta pas tërmeti të fuqishëm në ishullin Java.

Zyrtarët thanë se tërmeti, i vlerësuar nga vëzhguesit amerikanë në magnitudën 6.9, kishte potencialin për të gjeneruar një cunam.

Raportohet se ka goditur në një thellësi prej 52.8 km (33 milje) në 19:03 (12:03 GMT).

Dridhjet u ndjenë në shumë qytete, përfshirë kryeqytetin, Xhakarta. Nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo viktima.

Profili i vendit

“Llambadari në apartamentin tim po dridhej dhe unë thjesht vrapova nga kati i 19-të”, tha për agjencinë e lajmeve AFP një dëshmitare me emrin Elisa, 50 vjeç.

“Të gjithë të tjerët vrapuan. Ishte një goditje vërtet e fortë dhe unë u frikësova shumë.”

Indonezia ka një histori me tërmete shkatërruese dhe cunami, me më shumë se 2,000 të vrarë shtatorin e kaluar në ishullin Sulawesi.

Cunami i Oqeanit Indian i vitit 2004 vrau 170,000 njerëz në ishullin indonezian të Sumatra pas një tërmeti me madhësi 9.1./BBC/

Image