Ja si mund të garantoni banesës dhe të mbroni investimet tuaja në biznes

1396
Sigal

Kompania e sigurimit “Sigma Interalbanian”, modeli i  korrektesës  për  dëmshpërblimet nga fatkeqësitë natyrore, katastrofat dhe tërmetet

Elda  Berberi

Kohët fundit vihet re rritje e aktivitetit sizmik  në Shqipëri. Përse duhet Sigurimi i banesave apo pronave nga katastrofat natyrore ?

Rritja e aktiviteteve sizmike apo katastrofave të tjera nuk po ndodh vetëm në Shqipëri dhe kjo mendoj që është si rezultat e fenomeneve të tilla si ngrohja globale, ndryshimet klimaterike të cilat kanë krijuar një situatë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme.Duke patur parasysh që tërmetet nuk mund të parashikohen apo të shmangen është shumë i rëndësishm ndërgjegjësimi qytetarëve se çfarë duhet të bëjnë për të ruajtur veten dhe familjen fillimisht dhe më pas investimet e tyre si banesa apo biznesi për të pasur një humbje minimale kur gjenden përballë këtyre situatave.  Nëpërmjet sigurimit individët e transferojnë  rrezikun që ju kanoset nga tërmeti tek kompania e sigurimit e cila do ta dëmshpërblejë në rastin e ndodhjes së tij apo dhe në rastin e ndodhjes së katastrofave të tjera që mund të jenë përmbytja, rrëshqitjet e tokës.

Tërmetet përveç dëmtimeve në konstruksione mund të shkaktojnë dhe dëme të tjera zinxhir si zjarre, rrjedhë të tubacioneve, shpërthime bombolash. A janë këto rreziqe të sigurueshme nga Sigma Interalbanian?

Kontratat e sigurimit të ofruara nga Sigma Interalbanian kanë një gamë të gjerë mbulimesh duke filluar nga zjarri, rrufeja, eksplozioni më pas katastrofat natyrore, rrjedhjet e tubacioneve.

Çfarë masash duhet të marrin qytetarët për të mbrojtur investimet e tyre qoftë banesë apo biznes?

E vetmja rrugë e thjeshtë dhe më efikase është të sigurohen në mënyrë që në rast të ndodhjes fatkeqësive natyrore   të mos i mbajnë sytë nga shteti i cili mund të ketë dhe procedura më të zgjatura dëmshpërblimi krahasuar me ato të kompanive të sigurimit.

Cila është rruga që duhet të ndjekin qytetarët për të siguruar banesën, lokalet dhe aktivitetin e tyre.

Duke bërë një kërkesë për sigurim pranë kompanisë së sigurimeve Sigma Interalbanian së bashku me disa dokumenta. Për sigurimin e banesës kërkohet një dokument identifikimi i pronës që mund të jetë një certifkatë pronësie apo një kontratë porosie ose sipërmarrje.

Për sa i përket sigurimit të bizneseve të vogla:

  • Dokumenti i identifikimit të pronës
  • Plotësimi i një pyetësori i cili përmban një informacion të përgjithëshëm mbi llojin e aktivitetit, masat e sigurisë së objektit, historikun e dëmeve, një inventar i pajiseve që do të sigurohen,
  • Nëse punonjësit e kompanisë Sigma Interalbanian e shikojnë të arsyeshme mund të shkojnë pranë subjektit dhe të përgatisin një raport inspektimi ku të përshkruajnë të gjitha masat e mbrojtes që ka objekti që kërkon të sigurohet në vartësi të rreziqeve të zgjedhura nga vet klienti si dhe fotot.

Sa është pagesa për sigurimin e një objekti dhe sa kushton për kompanitë?

Pagesa varion në varësi të llojit të objektit që do të sigurohet,  nuk mund të ketë të njëjtën pagesë një magazinë me materiale ndërtimi krahasuar me një magazinë me materiale drusore. Pra gjithçka është në varësi të masave të mbrojtes nga rreziqet që kërkon të sigurohet. Kjo do të thotë se në varësi të rreziqeve të zgjedhura ku rreziku bazë është ai i tërmetit,  zjarrit, rrufesë dhe eksplozionit mund të sigurohen gjithashtu dhe katastrofat natyrore si tërmeti, përmbytja, rrëshqitja e tokës, bora, stuhia, etj.

Si llogaritet vlera mbi bazën e sipërfaqes  që sigurohet?

Për një banesë pagesa shkon mesatarisht nga 0,4 – 1 euro për metër katror. Pra për një banesë 70 m2  pagesa mund të shkojë nga 29 deri 60 Euro. Kompania Sigma Interalbanian brenda kësaj pagese përfshin jo vetëm sigurimin e ndërtesës por dhe pajisjet shtëpiake për një vlerë 30% të vlerës së ndërtesës. Gjithashtu në rastin e dëmtimit të plotë të banesës ofrohen dhe shpenzimet për sistemimin e përkohëshëm të familjeve të cilave u është dëmtuar totalisht banesa, në një banesë të përkohëshme.

Keni menduar që në këtë situatë të vështirë ekonomike, të bëni edhe oferta speciale për shtresat në nevojë, pensionistët kryefamiljar dhe kompanitë e mëdha?

Në fakt çmimi që ofrohet për sigurimet në Shqipëri është shumë i ulët në krahasim dhe me vendet e tjera dhe njëra nga arsyet është dhe për shkak të situatës se vështirë ekonomike në të cilën ndodhet Shqipëria.  Po të krahasojmë primin e sigurimit për banorë (për capita) në Shqipëri ky nivel është goxha më i ulët se vendet e tjera  vetëm 29 Euro për banorë ndërkohë që në Europë çmimi mesatar për qytetarët vetëm për sigurimet e pronës shkon rreth 200 Euro (duke mos marrë në konsideratë sigurimet e jetës të cilat janë shumë herë më të larta). Duke qenë se sigurimi është biznes i cili bazohet në numrat e mëdhenj, që do të thotë duhet të ketë sa më shumë të siguruar që të paguhen dëmet e  atyre që u ndodhin, dhe  duke patur një numër relativisht të vogël të siguruarish është pak e vështirë të luash me oferta. Në këto kushte zgjidhja më optimale për shtresat në nevojë do të ishte krijimi i skemave të sigurimit midis shtetit dhe kompanive të sigurimit për të ofruar mbulim nga katastrofat natyrore dhe sidomos tërmetet për të gjithë popullsinë. Shteti subvencionon  sigurimin për ato familje të cilat nuk kanë mundësi të paguajnë sigurimin në mënyrë që në rast të një ngjarje sigurimi, të jenë kompanitë e sigurimit ato të cilat të dëmshpërblejnë.

Cili është afati i dëmshpërblimit për fatkeqësitë natyrore dhë çfarë avantazhi kanë qytetarët e siguruar pranë kompanisë Sigma Interalbanian?

Sipas kushteve të përgjithëshme të sigurimit afati i dëmshpërblimit është 30 ditë nga plotësimi i dokumentacionit të kërkuar i cili edhe ky është i përcaktuar qartë në kushtet e kontratës. Ky afat zbatohet për të gjitha llojet e dëmeve që mund ti ndodhin një prone qoftë zjarr, katastrofa natyrore si tërmet përmbytje etj. Edhe në rastin e katastrofave natyrore ku numri i të dëmtuarve është relativisht i lartë Sigma Interalbanin i është përmbajtur kushteve të kontratës për dëmshpërmbimin të çdo klienti dhe  kjo është arritur duke patur programe  ‘Risigurimi’ në tregun  ndërkombëtar  për  zgjedhjen e të cilëve Sigma Interalbanian zbaton procedura shumë strikte.