Alarmi i OKB: Popullsia e Shqipërisë do zbresë në 1 milion banorë

626
Sigal

Kambanë alarmi nga OKB: Popullsia e Shqipërisë do të zbresë në 1 milion banorë

Pas 80 vitesh, në 2100, Shqipëria do të jetë vendi me popullsinë më të vogël në Ballkan, pas Malit të Zi. Raporti më i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për projeksionet e popullsisë globale tregon se, në vitin 2100, popullsia shqiptare do të jetë në rreth 1 milionë banorë, më pak se projektohet të jetë ajo e Bosnje Hercegovinës e madje edhe ajo e Maqedonisë së Veriut. Vetëm Mali i Zi, me një popullsi në rreth 500 mijë banorë projektohet të ketë një popullsi më i vogël se ne. Kujtojmë se Kosova nuk është pjesë e këtyre projeksioneve duke qenë se nuk është ende një vend anëtar i OKB e për rrjedhojë nuk rezulton në shifrat e Organizatës. Serbia ndërkohë është një tjetër vend që do të pësojë një tkurrje drastike të popullsisë, thuajse përgjysmim, nga rreth 8 milionë, në rreth 4 milionë banorë. Për Shqipërinë, rënia e popullsisë në harkun e 80 viteve të ardhshme vlerësohet nga OKB në 164%, pra më shumë se përgjysmim. Në vitin 2030 popullsia e Shqipërisë projektohet në 2,787,000 banorë dhe në 2,484,000 në 2050 si dhe 1,088,000 në 2100-ën. Në nivel global ndërkohë projektohet që popullsia e botës të prekë nivelin e 11 miliardë banorëve në 2100-ën, por se rritja nuk do të jetë homogjene, pasi në Europë, Amerikë të Veriut apo Australi do të ketë një rënie të ndjeshme të popullsisë, ndërkohë që në Azi apo Afrikë rritja do të jetë drastike.