BILD paralajmëron: Nesër dhjetë audio përgjime të reja, mund të jetë dhe Rama

511
Sigal

Tabloidi gjerman pritet të publikojë nesër dhe dhjetë audiopërgjime të reja në lidhje me shitblerjen e votës në Shqipëri në zgjedhjet lokale të 2016-s si dhe ato parlamentare të 2017-s.

Sipas indicieve të deritanishme gazetari gjerman Peter Tiede ka lënë të nënkuptojë se i përfshirë në këto përgjime mund të jetë dhe kryeministri Edi Rama i cili e ka kërcënuar gazetarin me padi.

Deri më tani ky tabloid ka publikuar dy artikuj me 21 audiopërgjime gjithsej ku ndëgjoheshin zyrtarë të lartë si kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako teksa bisedonte me eksponentë të rrezikshëm të krimit jo vetëm në vend si dhe drejtues të tjerë të administratës të implikuar direkt në shitblerjen e votës.