Abuzimi, ja si falsifikohen skadencat tek ushqimet e kozmetika

598
Sigal

Skandali me sigurinë ushqimore, tregtarët ndryshojnë datën e skadencës të produkteve ushqimore e kozmetike

Siguria ushqimore është një ndër problemet e shumta, me të cilat përballen shqiptarët. Shqetësimi i radhës i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, është ndryshimi i datave të skadencës. Drejtori i kësaj zyre, Hasan Stafa është shprehet në media, se janë evidentuar 14 raste për produktet shtazore, por edhe tek shampo. “Një nga problemet, ankesat e konsumatorëve është pikërisht korrigjimi i datës së skadencës dhe mos siguria e datës së skadencës kryesisht tek produktet ushqimore por edhe tek produktet e tjera”- deklaroi Drejtori i ZMK, i cili shtoi se “Kemi 14 raste për produktet shtazore por edhe tek parfumeria, kryesisht tek shampot. Datat e skadencës fshihen lehtësisht, vetëm me alkool dhe pambuk. Po me të njëjtën lehtësi mund të vendoset edhe data tjetër. Mjafton të blesh një bojë, e cila ka një çmim minimal, për të rivendosur një datë të re skadence.” Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit, sugjeron mënyra të tjera për vendosjen e datës së skadencës. Ata kërkojnë që të gdhendet, ose të përdoret bojë e cila nuk fshihet me asnjë lloj solucioni. Më tej ata japin alarmin, se ndryshimi i datave të skadencës, ndodh rëndom edhe tek produktet blegtorale. Ndërkohë në projektligjin e ri për ndryshimin e kodit penal për sigurinë ushqimore, parashikohet dënim deri në 3 vjet burg për tregtarët që abuzojnë. Nëse abuzimi do të sjellë pasojë në shëndetin e konsumatorit, ndëshkimi do të jetë deri në 10 vite burg.