Reperi i njohur ndodhet në burg, hajdutët i vjedhin 500 mijë dollarë në shtëpi

111

Reperi i njohur Soulja Boy është në paraburgim duke vuajtur dënimin për shkeljen e lirimit me kusht, ndërsa shtëpia e tij në Los Anxhelos u grabit.

Sipas TMZ, hajdutët vodhën bizhuteri që kushtojnë rreth 500 mijë dollarë dhe sende të tjera me vlerë. Një kujdestar në shtëpinë e reperit telefonoi policinë për të denoncuar grabitjen ku përfshiheshin vathë, orë dhe kasaforta e tij me 100 mijë dollarë brenda.

Mediat raportojnë se ishin 5 djem që hynë në vilën luksoze të reperit. Ata vodhën edhe celularin e Soulja Boy, me të cilin bënin postime në Instagramin e artistit. Policia ka nisur hetimet për këtë cështje.

Reperi Soulja Boy u arrestua pasi u kap me municione në rezidencën e tij. Nuk është hera e parë që ai thyen ligjin.