3.2 milionë klikime për 4 ditë për “M’ke rrejt”, ky është reagimi i Butrintit

420
Sigal

Kënga më e re e Butrint Imerit, “M’ke rrejt” ka thyer çdo rekord të mundshëm pas vetëm 4 ditë të lansimit të saj

E lansuar më 14 dhjetor, pra të shtunën, Butrint Imeri ka arritur që të këtë më shumë se 3.2 milionë klikime në youtube.com.

Kjo është kënga më e klikuar e momentin në këtë platformë sociale dhe ajo jo vetëm që ka qenë e klikuar nga fansat por edhe nga këngëtarë kolegë të Butrintit.

 

“Oh, Well”, kaq ka qenë reagimi i Butrintit për këtë këngë.

Më parë ai kishte bërë edhe një koment të gjatë për këngën ku i kishte falënderuar fansat e saj.

“Jam pafund i lumtur me suksesin e këngës “M’ke rrejt” dhe jam shumë mirënjohës ndaj krejt bashkëpunëtoreve që m’kanë ndihmu me e bë këtë projekt kaq të madh. Po ashtu, ju falënderoj shumë të gjithë juve për krejt këto komente kaq të mira që nuk i keni kursy asnjë çast dhe te gjitha videot që po m’i dërgoni vazhdimisht. Uroj t’i kaloni këto festa sa më mirë nën tingujt e këngës ‘M’ke rrejt’ dhe të gjitha këngëve tjera që ju bëjnë të lumtur në ditët e fundit të këtij viti që po e lëmë pas”, ka shkruar ai.

Butrinti është i njohur për hite dhe ai këto i ka bërë edhe më parë.

Kujtojmë hitin “Bella”, e cila ende edhe sot vazhdon të jetë një hit, pavarësisht se kanë kaluar më shumë se 47 milionë klikime, apo “Xhanëm” që ka rekord klikimesh prej më shumë se 56 milionë klikime.