U gjet i pajetë në Korçë, dyshohet për vrasje. Emri i viktimës

454
Sigal

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15 në fshatin Mborje. Burime zyrtare nga policia bene me dije se pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët një shtetas.

Ai është Flamur Duci dhe dyshohet se është vrarë me mjete të forta. Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.