Motra më e madhe e Michael Jackson identike me të, FOTOT befasuese

589
Sigal

Jeta personale e mbretit të popit, Michael Jackson nuk ka qenë asnjëherë shumë e njohur për publikun përfshirë këtu dhe familjen e tij. Jo shumë persona e dinë se ai kishte një motër më të madhe, La Toya-n.

Ajo ka qenë një personazh i rrethuar nga polemika, me një jetë të trazuar si të vëllait dhe shpesh shfaqet nëpër reality show dhe emisione televizive. La Toya ishte e vetmja nga familja që la të kuptohej se akuzat mbi të për marrëdhënie më të mitur mund të ishin të vërteta.

Ajo madje ka deklaruar se i ati i tyre e ka keqtrajtuar atë dhe motrën tjetër Rebbie. Me sa duket edhe La Toya pëlqen operacionet plastike, pasi kohët e fundit 62-vjeçarja është parë në një pamje identike me të vëllain e saj, Michael.