Selena flet për largimin nga rrjetet sociale, pas ndarjes nga Justin dhe sfidat me shëndetin mendor

30
Sigal

Si gruaja më e ndjekur në Instagram, Selena Gomez e di shumë mirë se sa lodhës dhe i pamëshirshëm mund të jetë interneti, veçanërisht në periudhën kur ajo dhe Justin i dhanë fund lidhjes së tyre, në vitin 2018.

Pasi ata të dy u ndanë pas një dekade në të cilën përjetuan një romancë ‘on & off’, këngëtarja bëri një pushim nga rrjetet sociale.

“Sapo më ishte thyer zemra. Nuk doja ta dija se ç’po bënin të tjerët”, tha këngëtarja, duke shtuar: “Më pas, kishte nga ato momentet kur nuk ndihesha mirë për mënyrën se si dukesha, për shkak të atyre që shihja në Instagram. Mendoja: “Uau, do doja të kisha një trup të tillë”, referuar publikimeve të ndryshme në Instagram.

Selena flet për largimin nga rrjetet sociale, pas ndarjes nga Justin dhe

GETTY

Gomez, u diagnostikua edhe me bipolaritet rreth kësaj periudhe. Në një rrëfim me Miley Cyrus, ajo shpjegoi se u rrit duke u përpjekur të kënaqte të tjerët.

“Që në moshë të vogël kisha përgjegjësi, të rinjtë më shihnin. Unë s’e dija kush isha”, tha Selena, duke folur për famën e saj në moshë të re.

“Mendova se ndoshta do ishte dëmtuese që t’ia thoja njerëzve se kush jam unë. Nisi të bëhej kërcënuese dhe të më panikoste”, theksoi ajo.

Selena flet për largimin nga rrjetet sociale, pas ndarjes nga Justin dhe

Tani, në moshën 30-vjeçare, ajo ndihet me më shumë vetëbesim, për veten dhe për marrëdhënien me fansat e saj. “Shoh Beyoncé dhe mahnitem. Çdo pjesë e saj është perfekte dhe është kaq e bukur. Shkova në shfaqjet e saj dhe mbeta gojëhapur. Unë s’jam e tillë dhe është në rregull. Unë jam vetvetja, më pëlqen të jem seksi dhe argëtuese, por dua edhe që të kënaqem për sa kohë jetoj”, përmbylli ajo.