Maluma me look të ri, arsyeja përse mori këtë vendim do t’i lë pa fjalë…

479
Sigal

Malumën e njohim si këngëtarin e hiteve latine më të bukura dhe më të suksesshme, por edhe si një nga djemtë më simpatikë të ekranit. Me ‘look-un’ e tij ka bërë për vete shumë fanse, por së fundmi flokët e gjatë biond nuk janë më.

Disa orë më parë, Maluma ka ndarë me të gjithë një video nga vizita në spitalin e fëmijëve me kancer. Mes lotësh dhe fjalëve të ëmbla, këngëtari ka vendosur të transmetojë një mesazh të rëndësishëm për ta. “Ndiqni ëndrrat tuaja, asgjë nuk mund t’ju ndalë”,-është shprehur ai. Më tej në video ai tregon se i ka lejuar të vegjëlit t’i presin flokët për t’u sensibilizuar me ta.

Ky moment ka bërë të lumtur shumë fëmijë.

Sigurisht pamja që ka marrë ai pas stilimit nga të vegjëlit nuk është më e mira e mundshme, por pas vizitës në spitalin e fëmijëve, është shfaqur me ‘look-un’ përfundimtar. Flokët e gjatë nuk janë më, por Maluma vazhdon të mbetet simpatik.