Pa pikë grimi në fytyrë, Dua Lipa fotografohet në aeroport pas performancë së saj në Las Vegas (FOTO)

239
Sigal

Ajo u shfaq plot sharmë në iHeartRadio Music Festival në Las Vegas këtë fundjavë.

Por Dua Lipa shfaqi bukurinë e saj natyrale ndërsa u nis në New York të shtunën (18 shtator), shkruan DailyMail.

26-vjeçarja nuk kishte vënë grim në fytyrë, duke u shfaqur krejtësisht natyrale ndërsa po kalonte nëpër aeroportin JFK.

Lipa kishte veshur një xhaketë sportive pak të gjerë me ngjyrë të gjelbër ulliri që dukej e këndshme dhe e rehatshme, një palë pantallona dhe atlete që përputheshin.

Këngëtarja e “Break My Heart” mbajti një çantë me model interesant mbi shpatullën e saj dhe i lidhi flokët voluminoze ngjyrë kafe të errët në një bisht të gjatë.

Performuesja mbante një maskë blu për fytyrën për ta mbajtur veten të mbrojtur nga koronavirusi ndërsa kalonte kohë në aeroport.