U vra para 8 vitesh në mënyrë misterioze, Eulex ofron 82 mijë euro për këdo që jep informata për ekzekutorin e Audrius Senavicius

210
Sigal

Eulex ofron 82 mijë euro si shpërblim për personin që do të japë informacione lidhur me vrasjen e një prej pjestarëve të saj Audrius Senavicius, 8 vite më parë në veri të Kosovës.

Kolegët e tij sot kanë bërë homazhe në vendin ku është kryer vrasja, ndërsa në faqen zyrtare, EULEX ka dhënë informacionin duke njoftuar më shumë detaje edhe për shifrën e majme.

Kujtojmë se polici i Eulex u vra para tetë vitesh si pjesëtar i misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit. Doganieri 35-vjeçar lituanez,i cili kishte sherbyer per Eulex prej gushtit 2012, u vra në afërsi të Zveçanit nga persona të armatosur.

“Ishte e enjte 19 shtator 2013 kur kolegu ynë Audrius Šenavičius u qëllua për vdekje derisa ishte duke vozitur për në punë. Sot ne nderojmë kujtimin për të dhe shprehim keqardhje të thellë për familjen dhe të dashurit e tij. Paraqituni, nëse keni ndonjë informatë që mund t’i ndihmojë policisë. Ne ofrojmë një shpërblim prej 82.000 euro për informata që shpijnë në arrestimin dhe dënimin e kryerësit apo kryerësve të kësaj vrasje. Për informata rreth raportimit të çfarëdo informate lidhur me vrasjen e Audriusit, ju lutemi të kontaktoni +383 38 284 181 ose vizitoni faqen tonë të internetit,”– thuhet në njoftim.