Ariana Grande dhe i fejuari i saj si fëmijë në Disneyland

504
Sigal

Ariana Grande shihet më e dashuruar se kurrë, përderisa ka kaluar kohë me të fejuarin e saj Pete Davidson.

Lidhja e Ariana Grande dhe Pete Davidson ka qenë një surprizë e madhe për të gjithë. Këngëtarja dhe humoristi janë në lidhje me njëri tjetrin vetëm për disa javë, por nuk ka kurrëfar dyshimi se të dy janë të dashuruar shumë në njëri tjetrin.

Kështu ata tregohen në disa foto që kanë publikuar në rrjete sociale  dhe në imazhet që janë shpërndarë në media për vizitën e tyre në Dinseyland (California).

Çifti është parë duke u bërë pjesë e disa atrakcioneve të parkut popullor dhe kanë ndarë momente shumë simpatike me njëri tjetrin.

Të pandashëm janë bërë ky çift. Ajo nuk e heqë kurrë unazën e saj të fejesës, as kur ishte rrezik që të e humbte në ndonjërën prej lojërave të parkut.