Liam zbulon arsyen e ndarjes nga bashkëshortja… ka të bëjë Rita Ora!

170

Liam Payne dhe bashkëshortja e tij, Cheryl pak kohë më parë, i dhanë fund marrdhënies së tyre 2-vjeçare. Ata vendosën të mbeteshin miq të mirë për hir të djalit të tyre 2-vjeçar.

Në atë periudhë çifti u tregua mjaft diskret dhe nuk dha detaje rreth motiveve të ndarjes. Por së fundmi, përmes një interviste të dhënë, Liam ka lënë të kuptohet arsyen që e çuan çiftin drejt divorcit.

Sipas “DailyMail”, arsyeja ka qenë xhelozia e Cheryl për këngëtaren me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Liam publikoi me Rita Orën këngën “For You”, e cila u paraqit si kolona zanore e filmit “50 Shades Freed”.  Ata u komentuan së tepërmi për afërsinë e treguar në klip por gjithashtu edhe për performancat në koncertet e realizuara.

Por i pyetur për këtë, këngëtari u shpreh se ai nuk ka qenë asgjë më shumë se shok me Ritën, duke e cilësuar atë argëtuese dhe duke e veçuar gjithashtu bashkëpunimin me të si më të veçantin.