Pothuajse ka kaluar në dhunë fizikë takimi mes Cardi B dhe Nicki Minaj. Reperet e famshme kanë qenë të ftuara në Harper Bazzar icons party dhe sipas videos të shpërndarë në rrjetet sociale Cardi B i është afruar në mënyrë agresive tavolinës së Minaj duke e sulmuar verbalisht dhe duket se ka fluturuar edhe një këpucë me taka të larta, e Cardi B në drejtim të Nicki…

Në video shihen rojet që kërkojnë të mbajnë zemërimin e Cardi B.
Një skenë sigurisht aspak e denjë për rastin, por e justifikuar nga rivaliteti legjendar dhe aspak simpatik që ekziston mes të dyjave.
Cardi B prej pak kohësh është bërë nënë për herë të parë, dhe Nicky Minaj duket se ka bërë një ‘Like’ tek një përdorues interneti, i cili e quante Cardi B jo të denjë në rolin e nënës.

Në një postim Cardi B shpjegon arsyen e shpërthimit të saj duke shkruar: “Kam lënë të rrjedhë shumë m… S’më ka interesuar nëse ti ke folur për mua, për mënyrën si ha, si vishem, por nëse ti vendos të komentosh mënyrën time të qënurit nënë… atëherë kjo më zemëron vërtetë…’. dhe mbrëmjen e kaluar ajo dukej se ishte vërtetë shumë shumë e zemëruar.

https://twitter.com/littleylittley/status/1038385673881960448