I vëllai feston ditëlindjen, ja dedikimi prekës i Rosela Gjylbegut…

675
Sigal

Rosela Gjylbegu është një nga këngëtaret më të ëmbla të estradës shqiptare. Ajo publikon herë pas here foto të ndryshme në ‘Instagram’ nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka zgjedhur të urojë vëllain e saj për ditëlindje me anë të një postimi, ku bashkangjitur me fotot ka shkruar dhe këto fjalë: “Çdo njeri ka pika të dobëta. E unë të kam dobësi, krenari, forcë, frymëzim, mbështetje, por mbi të gjitha të kam bekim sepse ti je vëllai dhe shoku me i mirë, gjysma ime më e mirë. Të dua shumë vëllai im. Gëzuar ditëlindjen”.

Rosela ka publikuar rrallë herë foto me familjarët e saj, ndaj duket se vëllai është shumë special për të.