Një tjetër ndarje? Dyshja e ‘Përputhen’ i japin fund lidhjes së tyre

237
Sigal

Ish-konkurrentët e “Për’puthen 3”, Mikela Pupa dhe Erioni, janë çifti i tretë të cilët dolën të deklaruar nga programi.

Edhe pse me shumë ulje-ngritje ata u deklaruan për njëri-tjetrin dhe u shprehën më pas në çdo intervistë se ishin shumë të dashuruar.

Por mesa duket kjo dashuri nuk zgjati shumë pasi duket se dyshja i ka dhënë fund lidhjes. Ka qenë Mikela ajo që ja ka vënë vulën ndarjes me anë të një përgjigje drejtuar një pyetjeje nga ndjekësit në Instagram.

Image

Po Erionin ku e ke se nuk ju kam parë bashkë kohët e fundit”- e ka pyetur një ndjekës Mikelën. Si duket Mikela ka dashur që me përgjigjen e saj të na lerë të kuptojmë se lidhjes me Erionin i ka ardhur fundi.

“Shumë pyetje mbi këtë temë… Nuk dua të flas, por fakti që s’na keni parë bashkë është një përgjigje.”- është përgjigjur Mikela duke mos e thënë troç se kemi një ndarje por e ka pranuar se nuk takohet më me Erionin.

Por thumbat nuk kanë munguar pasi me anë të një tjetër postimi në Instastory Mikela ka ironizuar gjithë të interesuarit për marrëdhënien e saj me Erionin.

“Gëzuar për ty që rri gjithë natën zgjuar dhe nuk flet me askënd, edhe një dolli për ata që futen na kontrollojnë profilin”, ka shkruar Mikela.

Image