Sigal

Eli Fara dhe Aurela Gaçe janë dy ndër këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare, të cilat falë talentit të jashtëzakonshëm dhe punës së vazhdueshme ja kanë dalë të sjellin për publikun muzikë e cila i ka rezistuar kohës.
Të gjithë e dimë tanimë se dy divat përpos skenës, ndajnë së bashku edhe një miqësi e cila ka kaluar më shumë se dy dekada. Në momente të rëndësishme të karrierës së tyre, ato janë bërë bashkë për të kënduar, por asnjëherë një këngë të tyren. Me sa duket ky moment ka ardhur fiks pas 25-vitesh shoqëri dhe kjo është një surprizë shumë e madhe për publikun. Nëpërmjet një postimi të bërë në ‘Instagram’ Aurela, ka treguar për fansat se së bashku me Eli Farën do të vijnë për herë të parë me një këngë të tyren në festivalin e 20-të të “Kënga Magjike”.

“Më në fund bashkëpunimi ynë i parë. 25 vite miqësi e ngushtë, asnjë këngë. Duhej 20-vjetori i “Kënga Magjike’ që të mendonim t’i jepnim publikut një dhuratë. Nga shpirtrat tanë për ju. Shihemi këtë diele në “E diela shqiptare”,- shkruan Aurela.
Me siguri edhe kjo këngë do të kthehet në të preferuarën e publikut, ashtu si dhe çdo projekt tjetër i sjellë nga dy artistet e suksesshme.