Romeo dhe Donald Veshaj me një projekt të ri, zbulohet bukuroshja që do zëvendësojë Bora Zemanin

322
Sigal

Romeo dhe Donald Veshaj do të shfaqen në një format ndryshe nga ‘Treshat’.

Burime pranë “News31” zbulojnë se vëllezërit janë gati të rikthehen në ekran me një program ‘Late Night’ dhe nuk do të jenë vetëm.

Edhe këtë herë, ata do të kenë përkrah një vajzë, e cila nuk është Bora Zemani, por Einxhel Shkira. Nëpërmjet postimeve të fundit në InstaStory, Einxhel kishte lënë të kuptohej se do të rikthehej në një emision, por pa zbuluar asnjë detaj të mëtejshëm.

Ndërkohë Bora tashmë po drejton emisioni “Përputhen” dhe thuhet se është ndarë nga Donaldi, me të cilin pati dhe një histori dashurie.