8 muaj pas propozimit, aktorja e njohur martohet në fshehtësi në Rhode Island

477
Sigal

Aktorja e njohur, Jennifer Lawrence duket se e ka kurorëzuar dashurinë e saj me Cooke Maroney në martesë. Çifti dyshohej se do ta organizonin ceremoninë e dasmës këtë fundjavë por ende nuk ishte plotësisht e sigurt.

Çifti ka ftuar 150 veta duke e klasifikuar këtë dasmë në private dhe tepër të vogël. Mendohet se është zhvilluar në një nga vendet e preferuara të Jennifer në kështjellën e ‘Belcourt of Newport’ në Rhode Island, e cila gjithmonë është përfolur se ka qenë e pushtuar nga energji negative.

Aktorja ka qenë në disa marrëdhënie më parë por është shprehur se asnjë nuk afrohet me këtë që po përjeton tani. Qenka mjaft e dukshme se të dy janë shumë të dashuruar e sidomos tani që vendosën ta kurorëzojnë atë 8 muaj pas propozimit të martesës.