Ushqimet që mbrojnë fëmijët nga diabeti

536
Sigal

STUDIMET / Mënyrat si mund të mbahet nën kontroll me anë të dietave. Rastet, kur duhet të përdoret insulina

Diabeti tek fëmijët sjell mjaft ndërlikime, megjithatë, ka mënyra se si mund të mbahet nën kontroll me anë të dietave të rekomanduara. Shumë pacientë me diabet sheqeri të tipit 1 zhvillojnë atë që njihet si ketoacidoza diabetike, që shkaktohet nga mungesa e theksuar e insulinës. Përveç simptomave të zakonshme, humbja në peshë e pacientit, përshpejtohet nga urinimi i shpeshtë dhe të vjellat që shkaktojnë humbje të theksuara të lëngjeve të trupit. Fëmija ankon edhe për dhimbje barku, e cila çon ndonjëherë në diagnozën e gabuar për problem kirurgjikal. Është i rëndësishëm edukimi i pacientit dhe familjes lidhur me matjen e glicemisë me glukometër, administrimin e insulinës dhe planifikimin dietetik menjëherë pas kalimit të ketoacidoza diabetike. Insulina injektohet nën lëkurë dhe jo intramuskulare. Vendi i injektimit duhet të ndryshohet rregullisht dhe insulina injektohet zakonisht në zonën e krahut, në kofshë, në bark shpinë, vithe. Flakonet e insulinës duhen ruajtur në temperaturë të dhomës, ku mund të qëndrojë stabël për rreth 30 ditë.

Rekomandime

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf