Sherebelë dhe limon – Si ta përdorni për pastrimin e organizmit

429
Sigal

Në Shqipëri sherebela është një bimë mjekësore shumë e rëndësishme.

Natyra na ka bekuar me këtë bimë medicinale endemike, duke e pasur me bollëk kryesisht në zonën e Malësisë së Madhe.

Sherebela gjendet edhe në malësi të tjera të vendit të Veriut dhe të Jugut, aq sa dhe e eksportojmë në shumë vende të botës.

Sherebela shqiptare është shumë e kërkuar në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, për shkak të vlerave unike.

Vlerat Shëndetësore Të Sherebelës

  • Përmban shumë vitamina dhe minerale
  • Është shumë e pasur me antioksidantë
  • Mirëmban shëndetin dentar
  • Lehtëson simptomat e menopauzës
  • Ul nivelin e sheqerit në gjak
  • Ndihmon funksionet e trurit.
  • Ul nivelet e kolesterolit në gjak
  • Mbron kundër sëmundjeve kronike.

Sherebelë dhe Limon Kundër Toksinave

Ekspertët e rekomandojnë kombinimin e sherebelës me lëng limoni për të pastruar organizmin nga toksinat,

Ky kombinim ka tendencën të eliminojë toksinat e tepërta që akumulohen në trupin e njeriut.

Këto toksina akumulohen nga ushqimi, mjedisi, duhani e të tjerë.

Ato dëmtojnë organet dhe gjakun duke shkaktuar probleme serioze në periudhë afatgjatë.

Për pastrimin e trupit nga toksinat duhet të ndiqni këshillat e mëposhtme.

Mjafton të përzieni 250 ml ujë, dy lugë gjelle limon dhe dy lugë gjelle lëng sherebele e pak piper të zi.

Përziejini përbërësit mirë dhe pijeni.

Kura pastruese përbëhet nga 8-10 gota lëng në ditë.

Përdorimi i kësaj kure nuk duhet shoqëruar me ushqim apo pije të tjera.

Prandaj kjo rekomandohet të bëhet një herë në javë, ndonëse ka njerëz që e mbajnë këtë regjim drastik për 3-4 ditë.

Përveç pastrimit të organizmit nga toksinat, ky lëng ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt.

Ekspertët thonë se njerëzit që dëshirojnë të përdorin këtë kurë duhet të tregojnë kujdes.

Lëngu i sherebelës, limonit dhe piperit të zi mund të ulë tensionin e gjakut dhe të shkaktojë marramendje ose humbje ndjenjash.