Humb jetën një person në qytetin shqiptar, u gjet i vdekur në bodrum

216
Sigal

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e një banese në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës. Ai tha se me rastin po merret policia.

“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi. Shkaqet e vdekjes së tij nuk dihen akoma.