Boksieri vritet në sy të familjes

186
Sigal

Boksieri i peshave të rënda Danny Roosevelt Kelly Jr është vrarë në prani të familjes së tij, duke udhëtuar për në darkën e Krishtlindjes.

“Smooth” u vra në sediljen e përparme të SUV-it të tij. Policia e Marylandit po ofron një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për çdokënd që ka informacion për të dyshuarit.

Kelly ishte në makinën e tij duke udhëtuar me gruan dhe tre fëmijët e tij, kur autori dola përpara dhe hapi zjarr. Familja e 30-vjeçarit ishin dëshmitarë të të gjithë ngjarjes.

“Ne po kërkojmë ndihmën e komunitetit në lidhje me të shtënat fatale ndaj 30-vjeçarit Danny Kelly Jr. në prag të Krishtlindjeve. Ai dhe familja e tij po shkonin për një darkë festash në momentin e të shtënave. Shpërblim deri në 25 mijë dollarë po ofrohet për informacionin që çon në një arrestim dhe aktakuzë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.