Hapet për herë të parë në dimër rruga për në Theth, trashësia e dëborës deri në 4 metra. Fshati turistik mund të vizitohet nga të gjithë

218
Sigal

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për herë të parë në periudhën e dimrit është hapur rruga për qarkullimin e mjeteve në rrugën Qafa e Thorres-Theth.

Sipas ARRSH një aks me terren të vështirë malor, me lartësi mbi 1800 metra mbi nivelin e detit, dendësia e borës arrin deri në 4 metra temperaturat e ulëta dhe rënia e herëpashershëm e ortekëve e kanë bërë edhe më të vështirë punën e mjeteve borëpastruesve dhe të punëtorëve

“Tashmë ia dolëm dhe mund ta vizitoni fshatin turistik, antik, Thethin pa probleme me qarkullimin”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Një apel për kujdes u bëhet edhe drejtuesve të mjeteve, të cilët duhet të respektojnë sinjalistikën të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.