Enver Troka: Tomori me kalanë në ditën e pelegrinazhit dhe NASA

133

Duke mar shkas nga zbulimet e reja shkencore, në vijim edhe të legjendës, tashmë e njohur nga publiku, e cila, sipas gojdhanës, bën fjalë se si dy vllezerit: Tomori me Shpiragun u futën në dyluftim midis tyre për shkak të bukuroshes së beratit mbi të cilën ata ranë në sevda. Dhe që perendia pasi e ndaloi duelin e tyre, i ndëshkoi duke i kthyer në male, ndërsa bukuroshen tonë e bëri Kala.

Sigurisht që ngjarja e mësipërme i përket të shkuarës së largët, ndoshta që kur është formuar toka?! Por ajo që më frymzon përtë vijuar fabulën është vet prezenca e personazheve të legjendës.Të cilët edhe pse të shëndruar në male ata i mbijetuan për bukuri kohrave dhe aktualisht janë real e të prekshëm.                                                           

Sot kemi kalan legjendare të beratit e cila, ashtu si dikur, tërheq me qindra e mijra turist vëndas e të huaj të cilët vijn si vizitorë përtë soditur bukurin e saj magjepse.

Po ashtu edhe Tomorin madhështor e hije rënd! I cili çdo vit pret e përcjell besimtarët bektashinj të cilët në kujtim edhe të eksploratorit të parë në këtë lartësi, imamit të tyre shpirtëror Abas Aliu, shkojn e përulen me respekt e dashuri para tij.

Ndërsa Nasa, jo si personazh në legjendë por si paisje inteligjente e mekanikës moderne e cila në ditët e sotme merret me studimin e tokës dhe të hapsirës kozmike, u bë kureshtare përtë mesuar arsyen e këtij pelegrinazhi të përvitshëm që shum adhurues an’e mban vëndit vijn dhe popullojnë çukën e tomorit nga data 20 deri 25 gusht

Gjat vëzhgimeve studimore mbi hapsirën që mbulon ky mal, Nasa konstatoi se, ndryshe nga malet e tjerë të globit toksor, Tomori mban në brëndësi të tij një material me cilsira shum të veçanta që e bëjnë këtʼmal sa të mistershëm aq fisnik dhe të shenjtë. Pas këtij zbulimi shum interesant që për shkencën mbetet si enigmatik, -Nasa, u afrua pran tomorit përti shprehur konsideratën e saj të lart:

-Po hajde moj Nasa! Mos u druaj por afroju pran meje.- e mirpriti Ai. Nasa e ndali ecjen e saj dhe iu drejtua tomorrit me këto fjal:

-Të adhuroj oi madhi Tomor! Erdha të t’shpreh mirnjohjen time të thellë se ti me pamjen tënde të bukur e madhështore je bërë burim frymzimi për shkrimtar e poet. Të cilët kan shkruar e shkruajn përty legjenda, hymne, e këngë duke të quajtur edhe fron të perendis. Bukurin tënde hyjnore, tashmë, e lartëson edhe më shumë dhurata me të cilën ahllau të ka shpërblyer. E cila, në vetvete, mbart vlera të larta shpirtërore e pasurore për njerzit ndërsa për shkencëtarët e botës është bërë objekt studimi.

Edhe Dodona e dikurshme, e cila ishte udhëheqëse e fisit të lashtë pellazgjik, jo më kot e kishte ngritur selin e saj mbretërore nën hijen tënde. Por mbi të gjitha, në këtë ritual, qëndron mesazhi i perendis që Ju përcillni tek adhuruesit e tu: ‟paqe, vllazërim, dhe dashuri për njëri tjetrinˮ

-Nasa, u përul me shum respekt dhe, teksa po largohej, baba Tomorri, e falnderoi duke i thënë: -Qofsh e bekuar moj krijesë e njeriut për lëvdatat që më solle! Nasa u largua përtë vazhduar fluturimin e saj në hapsirën për rreth tokës.

Ndërsa Tomori, tashmë i vlersuar edhe nga mjetet satelitore, jo vetëm që e ka forcuar më shum besimin e tij hyjnor tek njerzit, të cilët në ditët e sotme ven e falen në faltoren e tij të thjesht, por ai mbetet edhe si personazhi real i ngjarjeve të dikurshme. I cili ndonëse i ngurtësuar, të krijon mendimin se syt e tij imagjinar janë  duke vështruar mbi kalan tonë të bukur të cilën e ka përkarshi.

VIDHI I MOÇӖM DHE FSHATI RRETH.   – kujtime.

Vidhi gjigand i kishte shtrirë rrënjët e tij në mes të rrugës kryesore që kalonte përmes fshatit me emrin ‘Rreth’ i cili ndodhej midis dy lumenjëve ku bashkohen Osumi me Devollin por që sot, ky fshat, nuk ekziston. Nga përmasat e trungut dhe madhësia e degëve që formonin kurorën e tij, ky vidh madhështor, mundë të krahasohej fare mir me dy pemët më të mëdha të botës siç janë Baobai dhe sekuoja gjigande. Për pamjen e tij madhështore, vidhi, ishte kthyer në Mit ku banorët e këtij fshati i kishin sajuar edhe një gojdhanë që ja dedikonin atij.

Ata flisnin me bindje se vidhi ishte vëndbanim i xhindeve të cilat nuk dukeshin me sy por kuptohej se, herpasere, natën aty vlonte haengu me daulle e zurrna Sa që udhtarët, kur dëgjonin tinguj muzikor që vinin prej vidhit, nuk guxonin të kalonin nën hijen e tij por kalonin në nji rrug të dytë që ishte bërë enkas për këtë qellim.

Flitej se kishin parë edhe një gjarpër të math, që strehoej në një zgavër të hapur në trungun e vidhit, i cili ushqehej duke kapur ndonjë shpend  të egër që kalonte natën aty.

Në vitet e pas luftës dikush prej banoreve të fshatit i vuri zjarrin vidhit dhe flakët përfshinë të gjitha degët e tij i cili u dogj deri sa u shëmb i gjithi për tokë.  Shum banor të fshatit që besonin në shënjtërin e vidhit shprehnin keqardhje duke thënë se djegia e tij ishte një mëkat që zoti të ndëshkon.

Dhe ashtu ndodhi. Ndëshkimi nuk erdhi nga perendia por nga qeveria e asaj kohe. E cila e shpalli teritorin e këtij fshati ‘Ndëmarje bujqësore’ ndërsa banorët vëndas u degdisën nëpër fshatra të tjerë.

Kjo ishte me pak fjal gojdhana e ʽvidhit të moçëmʼ dhe e fshatit «Rreth» i cili u fshi përgjithmonë nga arta vëndore.  –Enver Troka –qershor – 2019 –