Zgjedhjet, Policia: Procesi i qetë, kemi ndërhyrë vetëm në një rast në Koman

512
Policia e Shtetit njofton se deri në orën 14:00 nuk janë evidentuar probleme lidhur me qëndrimin e policisë gjatë procesit zgjedhor.
Ndërkohë nga KQV-të gjatë kësaj periudhe është kërkuar ndërhyrja e policisë me vendim sipas përcaktimeve të bëra në aktet normative vetëm në 1 rast, ku policia ka ndërhyrë sipas vendimit të Komisionit të Qendrës së Votimit dhe ka kryer detyrën për rivendosjen e gjendjes.
Sipas policise nderhyrja eshte bere ne KZAZ Nr. 6, Qendra e Votimit Nr. 142, në orën 10:30, në Shkollën 9 – Vjeçare Koman.”Komisioni i QV, ka vendosur të kërkojë ndihmën e policisë për ndërhyrje në QV, pasi ka pasur një fluks shumë të madh të qytetarëve për të votuar. Punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për rivendosjen e rregullit dhe pas normalizimit të situatës janë larguar me vendim të Komisionit të Qendrës së Votimit”- thuhet ne deklaraten e policise.
Gjatë procesit zgjedhor strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërhyrë dhe për disa incidente të vogla për të cilat Policia është thërritur nga Komisionet përkatëse të qendrave të votimit por që kanë gjetur zgjidhje pa ndërhyrjen e forcave të policisë dhe nuk është kërkuar më me vendim nga komisionet ndërhyrja e policisë.
Sigal