Manjani-Bashës: Hajvan kujton se do rrish në politikë me mercenarë?! Palaço…

832
Sigal

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, ka shpërthyer ndaj Lulzim Bashës, lidhur me qëndrimet e tij, ndaj protestës së organizuar paraditen e djeshme në selinë e PD-së, e cila u shpërnda dhunshëm nga policia, me kërkesë të Bashës.

Manjani thotë se fundi politik i Berishës nuk është çudi pasi sot është 77 vjeç, por vetë Basha çfarë pret, të rrijë në politikë me mercenarë apo do ta mbajë Rama me vota dhe para gjithë jetën.

“Berisha 77 vjeç mund të jetë afër fundit të tij politik dhe s’është ndonjë çudi e panatyrshme. Por sigurisht jo për arsyet që thotë ky banditi i karamelizuar.

Ama një gjë është e qartë kristal, se me kët palaço bandit dhe me PD fallco të tij, jo shpresë që ska, por as bythen se fshin njeri me fletët e votimit ku mund t’i shfaqet surrati.

Ta provojë të dalë e të lypë vota, por më parë të gjejë vrimën e mizës!

Ptu!

Palaco!

Ça kujton ky hajvan se do rrijë në politikë me mercenarë?!

Apo do e mbajë Ed Rama me vota e pare gjith jetën?!

Bah çfarë neverie!”, shkruan Manjani.