Zgjedhjet e 18 qershorit – Balla në Elbasan: PD të lërë mënjanë interesat e ngushta

509
Nga Elbasani ku u takua me të rinjtë eurosocialistë të qytetit, deputeti Taulant Balla u bëri thirrje të shfrytëzojnë mundësinë e votës më 18 qershor. Teksa ra në sy për lukun e tij ndryshe, por të ngajshëm me të kryeministrit rama, Balla, tha se të rinjtë më 18 qershor duhet të votojnë për reformat që janë e ardhmja e vendit.

Me një look të ri, deputeti i PS, Taulant Balla ka mbledhur rininë elbasanase të cilëve u ka shpalosur përfitimet që vjelin duke votuar më 18 qershor. Balla e cilësoi mundësi të artë për një të ri, të votojë për ligjet dhe reformat që do të cvojnë përpara vendin.

Balla: Ju që votoni për herë të parë jeni më të çliruar se kushdo tjetër sepse ju në 18 qershor dot ë votoni për PS. Jam pjesë e një ekipi që bashkë me ju, të rinjtë do të shkoj në cdo cep të Elbasanit, do të komunikoj me çdo banor të Elbasanit.

Balla nuk iu shmang dot komenteve për opozitën, që i cilësoi politikë e vjetëruar. Ai u bëri thirrje demokratëve të lënë interesin e ngushtë e disa politikanëve që nuk mund t’i shpëtojnë dot reformës në drejtësi.

Balla: Përmes pengmarrjes së bulevardit kanë marrë peng sot vazhdimin e eimplementimit të reformës në drejtësi. Deputetet e kanë vendin në Kuvend. Nuk ka një forcë tjetë politike në Elbasan që të na përfaqësoja në përfaqësim dhe në drejtim të kësaj bashkie.

Në takimin që deputeti socialist i qarkut të Elbasanit pati me të rinjtë eurosocialistë, ra në sy bluza me lule e Ballës, një look i ngjashëm me atë të shefit të tij, kryeministrit Edi Rama.
Sigal