Presidenti Meta kishte paralajmëruar për tërmetet e fundit që ndodhën në Shqipëri

582
Sigal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në fund të muajit korrik kishte paralajmëruar tërmetin që ndodhi sot në Shqipëri dhe për atë të muajit shtator.

Meta kishte thënë se është informuar nga mediet ndërkombëtare mbi paralajmërimin për një termet godasë Ballkanin.

Po ashtu, përmes një letre, ai u ishte drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, rreth tërmetit.

Ai duke cituar një sizmolog grek, kishte thënë se Ballkani do të goditet nga tërmet, duke kërkuar llogari qeverisë për masat e marra dhe kërkon informacion mbi situatën.

“Tërmeti në Shqipëri: Më 29 korrik 2019, presidenti Ilir Meta i ishte drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm në Shqipëri. Gjate verës se kaluar opinioni publik në Shqipëri dhe Kosovë ishte tallur me të. Edhe në Kosove ka pak vetëdijesim për tërmetet. Por, në bazë të Fondacionit Botëror për Modelimin e Tërmeteve, ne jemi në zonën me probabilitet relativisht të lartë të rrezikut. Ne raportin e tyre për Kosovën nënvizohen Prizreni dhe Prishtina si zonë me rrezikshmëri posaçërisht të lartë. Është koha të relflektohet në kurikulat shkollore, kodet e ndërtimit, politikëbërjes dhe secilës organizatë për mënyrat e adaptimit me tërmetet. Kili ishte prekur nga një termet shume me i fuqishëm se Shqipëria vitin e kaluar (9.3 shkallë) dhe kishte me pak viktima. Kjo në saje të përgatitjes dhe vetëdijesimit”, shkruan Muja.

Kujtojmë se më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar.