May në ofensivë edhe gazetareske për të siguruar aleatët pas Brexit-it

553
Kryeministrja britanike, Theresa May publikoi sot një shkrim të saj në shtatë të përditshme evropiane për të shpjeguar divorcin mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian, një ofensivë para hyrjes në negociata.

Ajo zgjodhi gazetën irlandeze “The Irish Times”, polaken “Rzeczpospolita”, suedezen “Dagens Nyheter”, spanjollen “El Pais”, italianen “La Repubblica”, francezen “Le Parisien” dhe gjermanen “Frankfurter Allgemeine Zeitung” për të përsëritur që Britania e Madhe po largohej nga BE-ja, por jo nga Evropa.

“Dëshiroj t’u siguroj se ky vendim nuk nënkupton në asnjë rast refuzimin e vlerave që i kemi të përbashkëta si Evropianë”, shkruan ajo, duke përsëritur në këtë shkrim argumentet kryesore të paraqitura në letrën zyrtare dorëzuar dje presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk për të nënkuptuar nisjen e procedurës së Brexit.

“Nuk bëhet fjalë për një përpjekje për të gabuar në Bashkimin Evropian”, shtoi ajo duke siguruar të kundërtën, Britania e Madhe kërkon që Bashkimi Evropian të ketë sukses dhe prosperitet.

“Ne dëshirojmë të qëndrojmë partnerë dhe aleatë solidë të Francës dhe të të gjithë miqve tanë të kontinentit”, theksoi ajo në të përditshmen “Le Parisien”,

Në të përditshmen “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, ajo përshëndeti zërin e fortë me të cilin Gjermania dhe Britania e Madhe kanë folur shpesh në skenën ndërkombëtare, veçanërisht për integritetin dhe sovrantetin territorial të Ukrainës ose për ndihmën për miliona njerëz të prekur nga lufta në Siri.

“Ne dimë sa sa vlerë ka ky partneritet dhe kjo miqësi mes dy vendeve tona”, shton ajo.

Një miqësi që ajo nënvizon gjithashtu në tëpërditshmen “La Repubblica” mes Britanisë së Madhe dhe Italisë duke kujtuar 600 000 italianët që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe bashkëpunimin mes dy vendeve për çështje të shumta të aktualitetit të kohës sonë, nga lufta kundër ISIS-it te menaxhimi i krizës migratore në Mesdhe.

Ajo këmbënguli gjithashtu në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe duke përmendur shembullin që 400 000 britanikë punojnë për ndërmarrjet gjermane dhe 250 000 gjermanë për ndërmarrjet britanike.

May shprehu dëshirën për të nënshkruar një partneritet të ngushtë dhe special me gjithë Bashkimin Evropian sepse kjo i përgjigjet interesave të Britanisë së Madhe, Francës, Bashkimit Evropian dhe mbarë botës”, thekson ajo në shkrimin e saj.

“Vendosja e barrierave tregtare do të binte në kundërshtim me interesat tona të përbashkëta”, paralajmëroi ajo.

Ajo përmendi gjithashtu nevojën për një bashkëpunim shumë të ngushtë për sigurinë duke nënvizuar se evropianët dhe britanikët janë përballur me të njëjtat kërcënime botërore të terrorizmit dhe ekstremizmit.

Kryeministrja konfirmoi se kërkon garantimin e të drejtave të qytetarëve të Bashkimit Evropian që jetojnë në Britaninë e Madhe dhe atyre të qytetarëve britanikë që jetojnë në shtetet e tjera anëtare sa më shpejt të jetë e mundur.
Sigal