Vota kundër SHBA, Gert Bogdani: Votë personale e Ramës, jo e shqiptarëve

190
Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Gert Bogdani ka komentuar votën pro të Shqipërisë ndaj rezolutës anti-Donald Trump në OKB për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit. Përmes një statusi në Facebook, Gert Bogdani thotë se vota e Shqipërisë kundër SHBA është votë personale e kryeministrit Edi Rama dhe jo votë e shqiptarëve, ndërsa rendit edhe arsyet.
Statusi i plotë:
Vota kunder Amerikes ne OKB, Vote personale e Edi Rames, jo Vote e Shqiptareve!
Vota PERSONALE e Edi Rames kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes, duhet theksuar qe eshte vote PERSONALE dhe qe NUK PERFAQESON Shqiptaret, eshte vota e nje njeriu te vogel e mosmirenjohesi te madh!
Se pari, per mendimin tim eshte vote PERSONALE dhe jo prej Kryeministeri qe duhet te perfaqesoje te gjithe shqiptaret dhe interesat tona kombetare! Sepse asnje Shqipetar, ne asnje treve shqipetare, as ne Kosove, as ne Maqedoni, as ne Mal te Zi, as ne Cameri, e aq me teper ne Luginen e Presheves, nuk do te votonte si ai, i cili duket qarte tashme qe nuk perfaqeson me interesat kombetare! (Edhe pse besoj qe asnjehere nuk e ka bere kete te fundit!)
Se dyti, eshte NJE GAFE DIPLOMATIKE, e nje njeriu qe e vene ne loje kur e quajne ‘Lider Global’, qe nuk ka rreshturi se beri GAFA te tilla! Gjeneza e te cilave eshte emerimi i ministrit te jashtem, i cili i fillon gafat personale nga vizita dhe intervista e pare ne OKB, e i vazhdon duke e quajtur Manastirin – vendin ku u themelua alfabeti i gjuhes shqipe – ne deklarate zyrtare me emertimin sllav Bitola, dhe qe kulmojne kur ministri – me i paafti ne historine e diplomacise shqiptare – zgerdhihet kur homologu grek e quan Dhimiter! Gafa qe i vazhdon me pas vete Kryeministri me ‘aklete’ te bardha, i cili bemat i kulmoi me intervisten ne CNN duke nderhyre ne fushaten ne ShBA dhe qe gafen e kulmoi me voten kundra ShBA!
Se treti, eshte nje PAZAR I ULET! PAZAR, sepse per kete Rama marre jo vetem lavderime, por edhe instruksione, nga ‘filantrope’ e ‘autokrate’ jo pro-Trump e jo pro-perendimore! I ULET, sepse nderkohe qe kenaq veten e disa miq te vet, luan ne kirriz te interesave kombetare te te gjithe shqiptareve! Sepse pavaresish cfare mund te fitoje Rama personalisht, s’ka te krahasuar me ate qe mund te humbasin shqiptaret.
Se katerti, JUSTIFIKIMI qe vepruam si BE nuk qendron. Kishte plot kryeministra ‘budallejn’ te BE qe abstenuan ose qe nuk moren pjese ne votim. Sikunder, pa nenvleftesuar aspak vokacionin dhe aspiraten Europiane te Shqiperise, historia na meson qe festojme sot 105 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise si vend anetar i NATO dhe festojme se shpejti 10 vjet pavaresi te Kosoves e afro 20 vjet fundi te genocidit ne Kosove, mbi te gjitha prej mbeshtetjes se pakushtezuar te Shteteve te Bashkuara te Amerikes!
Se pesti, kjo vote e Edi Rames kunder Amerikes eshte thjeshte TURP!!! Tregon mosmirenjohjen e nje njeriu te vogel ngaj nje miku te madh te kombit tone! Do te kishte qene me e ndershme dhe me korrekte ne kuadrin diplomatik, qofte edhe nje abstenim!
Se fundmi, e gjitjhe kjo gurgule e ka NJE TE MIRE besoj, sepse me kujton cfare thone shkodranet kur duan te te ‘shajne’, “te hipte vetja me qejf”! Qartazi ketij kryeministrit tone vetja i ka hipur ne qejf, dhe ky ‘qejf’ realisht vulos fillimin e fundit te tij! Sepse sic deklaroi Ambasadorja e ShBA ne OKB “do te mbajme shenim dhe do te mbajme mend”. Pavaresisht se ShBA nuk funksionon me emra te pervecem, por me institucione, realisht besoj dhe uroj qe do te mbajne mend emrin dhe voten kundra te Edi Rames dhe jo te Shqiperise!!! Sic besoj dhe uroj qe Shqiperia ta harroje shpejt e ta venise nga kujtesa kete periudhe vuajtjesh, varferie, krimi, pasigurie, neo-diktature, oligarkie, sic jane venitur sot bojrat lara lara nga fasadat e Tiranes.