Vizita studimore e përfaqësuesve të KLSH-së në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë për çështjet e komunikimit

587
Sigal


kuadër të implementimit të projektit të binjakëzimit “Ngritja e kapaciteteve të
auditimit të jashtëm në Shqipëri”, financuar nga Bashkimi Evropian, në datat 28
nëntor- 2 dhjetor 2016 një grup drejtuesish dhe audituesish të Kontrollit të
Lartë të Shtetit po kryejnë  një vizitë
studimore për çështjet e komunikimit në Zyrën Kombëtare të Auditimit të
Polonisë (NIK).

Një ndër tre objektivat
kryesorë të projektit të binjakëzimit, i cili ka filluar të implementohet në
KLSH që prej muajit mars 2016 është 
përmirësimi i  impaktit  të rezultateve të auditimit. Për rritjen e
perceptimit pozitiv të rezultateve të auditimit një rol vendimtar luan
komunikimi i institucionit të auditimit me palët e interesit.  Për shkak të zhvillimeve të  shpejta që ka pësuar  teknologjia e informacionit dhe komunikimit,
institucionet supreme të auditimit gjenden përpara sfidave për të shfrytëzuar
dhe përdorur sa mirë këto mjete për informimin e publikut mbi përdorimin me
efektivitet, efiçencë dhe ekonomicitet të fondeve publike.

Presidenti i
NIK- ut, z. Kwiatkowski duke i uruar mirëseardhjen përfaqësuesve të KLSH-së
vuri theksin tek bashkëpunimi dhe marrëdhëniet shumë të mira midis dy
institucioneve tona. Ai theksoi se projekti i binjakëzimit do ti shërbejë
forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të eksperiencës së
ndërsjellë.

Në ditën e parë
të vizitës studimore, ish Presidenti i NIK dhe Këshilltari i Presidentit
aktual, z.Jezierski bëri një prezantim të organizimit të Zyrën Kombëtare të
Auditimit të Polonisë duke vënë theksin në rëndësinë që ky institucion i jep
komunikimit me palët e interesit dhe përdorimit të teknologjisë së
informacionit për informimin cilësor të publikut.

Në ditën e dytë
të vizitës studimore përfaqësues të drejtorisë së komunikimit pasi bënë prezent
ambjentin mediatik në Poloni, perceptimin e publikut për Zyrën Kombëtare të
Auditimit të Polonisë, përdorimin e mjeteve të ndryshme të komunikimit në etapa
të ndryshme në të cilat ka kaluar ky institucion, spjeguan në mënyrë të
detajuar hapat  që ndiqen nga kjo
drejtori për përgatitjen në bashkëpunim me departamentet e auditimit të
komunikatave për shtyp dhe të paketës mediatike për informimin e publikut. Bazuar
në rëndësinë që paraqet për publikun një temë e caktuar auditimi, paketa
mediatike përveç një përmbledhje të gjetjeve dhe rekomandimeve më të
rëndësishme, përmban një prononcim të shkurtër të Presidentit të NIK për
çështjet e audituara, video, fotografi dhe elementë grafikë që ilustrojnë
raportin e auditimit. 

Kolegët polakë
të komunikimit theksuan se në një ambjent si ai i komunikimit, që evoluon me
shpejtësi, institucionet tona nëpërmjet njohjes dhe studimit të këtij ambjenti
duhet të synojnë përdorimin e atyre mjeteve, të cilat arrijnë të përcjellin
informacionin në një publik sa më të gjerë.

Për një
komunikim të sukseshëm me palët e interesit, një rol të veçantë luan dhe
rëndësia që i kushton institucioni komunikimit të brendshëm të strukturave të
tij. Duke qene se Zyra Kombëtare e Auditimit të Polonisë ka ne strukturën e saj
1700 punonjës dhe është e organizuar në 16 zyra rajonale, komunikimi i
brendshëm është jetik për mbarëvajtjen e institucionit. Në faqen e brendshme të
internetit(intranet) gjenden jo vetëm informacione që lidhen me punën audituese
por edhe me “bankën” e formularëve ku gjenden dokumentat standarte,
informacione për organizimin dhe funksionimin e brendshëm, trajnimet që ofrohen
nga institucioni dhe informacione për jetën sociale. Në faqen kryesore të intranetit
çdo zyrë rajonale ka hapsirën e saj, në të cilën vendosen informacione vetëm
për këtë zyrë.

Në ditët në
vazhdim përfaqësuesit e KLSH u njohën nga afër me mënyrën se si është i
organizuar dhe funksionon komunikimi me palët e interesit në Zyrën rajonale të
Wroclaw-it, në të cilën qëndruan dy ditë. Kjo zyrë e organizuar me 14
departamente kryen e vetme dhe në bashkëpunim me institucionin qëndror auditime
në subjektet e rajonit që mbulon. Raportet e kryera për subjektet rajonale
publikohen në faqen e internetit të zyrës rajonale dhe ashtu si institucioni
qëndror përgatitet paketa mediatike, e cila ju përcillet medjave të shkruara
dhe atyre vizive rajonale.

Në këtë vizitë
studimore KLSH u përfaqësua nga Drejtori i Departamentit të Auditimit të
Investimeve dhe  Projekteve me Financime
të Huaja dhe Shoqërive Publike, znj. Albana Agolli, Drejtori i Komunikimit,
Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Irena Islami, Drejtori i Burimeve Njerëzore,
znj. Edlira Sako, Kryeaudituesi, z. Gjovalin Preci dhe audituesit e
specialistët, znj. Brunida Zeneli, znj. Nikoleta Piranjani, z. Kristaq
Gjurgjaj, znj. Mimoza Lloji, znj. Armanda Begaj,  znj. Alma Shehu, znj. Amantja Patozi, znj.
Ermira Vojka, znj. Eva Leka, z. Petrit Tusha, znj. Gentiana Sinojmeri, znj. Eni
Kabashi  dhe z. Klejvis Kule.

Vizita studimore
për çështjet e komunikimit është e vizita e dytë studimore që zhvillohet në
kuadër të projektit të binjakëzimit. Vizitat që do të zhvillohen gjatë vitit të
ardhshëm lidhen me çështjet e auditimit të përformancës, të përputhshmërisë dhe
atij financiar, sigurimin dhe kontrollin e cilësisë dhe çështjet e burimeve
njerëzore.