Ish-kryeministri Berisha: “Dosja Mitrokin dhe gjërat e vogla që duhet ti plotësojë Rama për të takuar Putin”

496
Sigal

Ish-kryeministri
Sali Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook thotë se kryeministri aktual,
Edi Rama mesi po pret të takohet me Presidentin rus, Vladimir Putin, dëshirë që
sipas tij e shprehu edhe gjatë emisionit Top Story mbrëmë kur tha se Shqipëria
nuk ka armiqësi me Rusinë.

Por sipas Berishës, para se Putin
ta presë Rama duhet të plotësojë disa kushte të vogla. Ai shton se takimi mes
tyre kushtëzohet edhe nga dosja “Mitrokin” ku ish- zyrtari i KGB¬së me të
njëjtin emër, zbuloi para disa vitesh të gjitha materialet sekrete dhe
përgjimet e KGB-së, ku përmendej edhe Kadri Hazbiu, ish¬ministër i Brendshëm,
si edhe Zoi Themeli, kreu i Sigurimit të Shtetit, që mbanin lidhje me Moskën.

STATUSI I PLOTË I BERISHËS

A kushtezohet takimi i Rames me
Putin nga trashegimia e tij direkte aterore, pra dosja Mitrokin?!

Të dashur miq, të vetmin lajm që
mediat arritën të veçojnë nga monologu dy orësh i Ramës me Ballën ishte dëshira
e tij për të takuar Vladimir Putinin. Analistët e interpretojnë ketë si një
formë presioni ndaj BE për ndikimin e faktorit të tretë në Shqipëri në rast të
mos hapjes së negociatave nga BE. Kjo mund të jetë e vërtetë, ndonëse një
presion i tillë mund të ndikojë në të kundërt.

Të tjerë mendojnë se i ati i Ramës,
i shkolluar dhe më shumë se shkolluar në Rusi është një kalorës i zi në
seksionin për Shqipërinë të dosjes Mitrokin. Madje e marrin këtë si të vërtetë
të mirëfilltë.

Nuk mund të them se çfarë fshihet
në dëshirën e Ramës për të takuar Putinin por e vërteta është se prej shumë
muajve Rama kërkon takim me Putinin dhe ky i fundit ka renë dakord të presi
Ramën sapo ky të plotësoj ca gjëra të “vogla”! sb