Ngërçi për Gjykatën Kushtetuese, “Venecia” takime në Tiranë, kjo është axhenda

418
Sigal

Përplasjet e vazhdueshme mes mazhorancës dhe presidentit Ilir Meta lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kanë sjellë sot në Tiranë një delegacion të Komisionit të Venecias.

Delegacioni do të priten nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ndërsa do të takohen më pas edhe me kreun e shtetit Ilir Meta.

Më tej Delegacioni i Venecias do të ketë një takim edhe me anëtarët e Komisionit Hetimor, që janë vënë në lëvizje për shkarkimin e Metës, si dhe gjyqtaren Arta Vorpsi.

Ndërkohë ditën e nesërme, delegacioni do të vijojë takimet me kreun e KED, Ardian Dvorani, të cilin Meta e ka paditur duke e akuzuar për shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit, padi e cila tashmë është në dorën e SPAK.

Axhenda:

13 shkurt

Sot delegacioni i Venecias takon Ruçin.

Ne orën 10:40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor

Në orën 12:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.

Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin

14 shkurt

Në orën 10: 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.