Viktor Tushaj: Brutaliteti i qeverisë po çon drejt falimentimit edhe 35 kompani të tjera

839
Sigal

Nga Viktor Tushaj

Ti thuash kësaj qeverie e paaftë dhe e korruptuar ske thënë asgjë, ti thuash arrogante, brutale e diktatoriale akoma si ke thënë të gjitha, por ti thuash kriminale mbase i afrohesh . Skandalet e saj nuk kanë të sosur. Jep licensën 5 vjecare për rehabilitim dhe shfrytëzim mbi bazën e projekteve të detajuara rehabilituese, ku 35 kompanitë bëjnë edhe investimet e tyre për përballimin e punës 5 vjecare në zbatim të projektit, dhe pas 1 viti anullon lejet. Se në mënyrë brutale dhe grabitqare do të marrin inerte kompanitë e koncesioneve dhe PPP ve të famshme.
Po ku është parë dhe dëgjuar një vandalizëm i tillë?
Duke qënë i paaftë të kontrollojë zbatimin rigoroz të projekteve rehabilituese në lumin Mat, lum i cili ka dhe do të ketë tërë jetën nevojë për rehabilitim për shkak të dimensionit dhe prurjeve të përhershme që ka, po shkatërron biznesin 25 vjecar të 35 kompanive të prodhimit të inerteve.
Kryemistër, tani mund të vish të presësh shiritin e inaugurimit të falimentimit të këtyre bizneseve, por mos harro se fatura e kostos financiare dhe sociale e qeverisë dhe e juaja do jetë e madhe. Koha mund te jetë e maskarenjve, por Shqipëria është e do te jetë e atyre që kanë besuar dhe investuar në këtë vend.