Haradinaj i kujton Ramës krimet e Vuçiçit: Nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë

363
Sigal

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj gjatë një intervistë televizive ka reaguar i indinjuar në lidhje me qendrimet e kryeministrit Edi Rama kundrejt presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe marrëveshjes së Minishengenit.

Haradinaj i kujton kryeministrit Rama krimet që Vuçiç ka bërë ndaj Kosovës, ndërkohë që thotë se është dëshmitar i gjallë i asaj periudhe ku u rrafshua 70% e Kosovës.

“Unë për këtë e kam shqetësmin pse duhet të vrapojmë pas ideve të Vuçiçit?

Edi Rama duhet ta dijë kush është Vuçiçi? Ndoshta z. Rama nuk e din se kush është Vuçiçi, se Vuçiçi ka qenë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova.

Duhet me ja kujtu se kush është! Sa herë që ta harrojë duhet t’ja kujtojmë se kush është! Ore zotëri a e di për kë je duke folur! Jemi duke folur se të njëjtit zyrtarë që i kanë ka shërbyer me devotshmëri Millosheviçit dhe janë sot në krye të shtetit. Nuk mund të sillemi ne sikur kurrgjë nuk ka ndodhur këtu, si këta primitivë të shekullit të kaluar?! Cilit shekulli të kaluar?

Cilit shekull të kaluar, unë jam aktor fizik i asaj periudhe? Unë i kam plumbat në trup, unë e kam oborrin plot me vorrë!

12700 njerëz i kemi dhënë dhe rreth 70% e Kosovës është shkatërruar është bërë rrafsh me tokën!”- u shpreh ai.