VIDEO/ Blushi: LIBRA tregoi me figurë se si transformohet rezultati i votave në Shqipëri

497
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka reaguar lidhur me pretendimet e tij për vjedhje votash, ndërsa ka publikuar një video ku shihet se si votat e partisë së tij shkojnë për PS dhe PD.
Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Blushi, i cili nuk i siguroi dot votat për mandatin e deputeti, theksoi se LIBRA arriti të provojë me figurë se si vidhen votat dhe transformohet rezultati në Shqipëri.
MESAZHI I BLUSHIT
Në 27 vjet janë akuzuar të gjitha palët për vjedhje votash por shumë pak prova jane kthyer në dëshmi publike. LIBRA arriti të provojë me film, pra me figurë se si vidhen votat dhe si tranformohen rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri. Kjo është vetëm një kuti nga afro 1200 që ka Tirana dhe mbi 5300 që ka gjithë vendi. Ju lutem ti bëni share pasi të instrukton si te njohësh vjedhjen cka mbetet nje detyrim praktik për çdo shqiptar.
Sigal