Vazhdon numërimi në Tiranë, Veliaj kryeson me mbi 35 mijë vota

54

Koalicioni i majtë ka kurorëzuar fitoren e parë në kryeqytet. Tentativa e PS-së për të rimarrë Bashkinë më të madhe në vend është finalizuar me fitoren e Erion Veliaj në njësinë numër 8 në Tiranë.
Ndërkohë vijon numërimi në të gjitha njësitë e tjera. Deri në orën 22:10 të mbrëmjes janë numëruar gjithsej 708 QV nga 867 gjithsej.
Rezultati sipas të dhënave të KQZ është 130.614 për Veliaj, 95444 për Halim Kosovën dhe 12818 vota për kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi.

Kur kanë mbetur edhe 190 kuti për t’u numëruar për Bashkinë e Tiranës, kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj, ruan trendin e thellimit të avantazhit ndaj kandidatit të APPD-së, Halim Kosova. Veliaj numëron rreth 124 mijë vota, ndërsa Kosova rreth 90 mijë vota. Procesi i numërimit vazhdon normalisht, ndonëse me ritme disi të ngadalta. Më shumë se 12 mijë vota kanë shkuar në kryeqytet për Gjergj Bojaxhi, kandidatin e pavarur. E përkthyer në përqindje, Bojaxhi ka siguruar deri më tani mbështetjen e 5.27 për qind të qytetarëve që kanë votuar.
Numërohen 448 kuti, Veliaj në avantazh
Koalicioni i majtë ka kurorëzuar fitoren e parë në kryeqytet. Tentativa e PS-së për të rimarrë Bashkinë më të madhe në vend është finalizuar me fitoren e Erion Veliaj në njësinë numër 8 në Tiranë.

Ora 16:00 Mbyllet numërimi në Njësinë 8, fiton Veliaj. Bushati: Historike për të parë herë fiton e majta

Deputeti socialist Ervin Bushati nga njësia numër 8 së bashku me një grup mbështetësish në një deklaratë për mediat tha se numërimi përfundoi për këtë njësi dhe Erion Veliaj është shpallur fitues.Bushati u shpreh entuziast duke e cilësuar këtë fitore si historike pasi është hera e parë që e majta merr fitoren në këtë njësi që ka votuar tradicionalisht djathtas.
Ndërkohë vijon numërimi në të gjitha njësitë e tjera. Deri në orën 15:32 të pasdites janë numëruar gjithsej 448 QV nga 867 gjithsej.
Rezultati sipas të dhënave të KQZ është 81.796 për Veliaj, 59.579 për Halim Kosovën dhe 8013 vota për kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi.

Ora 15:16 Veliaj thellon diferencën me rreth 22.000 vota 
Kandidati i ASHE-së për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj vazhdon të thellojë diferencën me kandidatin e APPD-së, Halim Kosova. Me numërimin e 423 kutive nga 864 të tilla Veliaj ka shkuar 21.623 vota më shumë. Deri më tani, Veliaj ka 77.850 vota, ndërsa Kosova 56.215 të tilla. 
Ora 14:10 Veliaj arrin në mbi 17 mijë vota
Kandidati i ASHE-së për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj vazhdon të thellojë diferencën me kandidatin e APPD-së, Halim Kosova. Me numërimin e 376 kutive nga 864 të tilla Veliaj ka shkuar 19.585 vota më shumë. Deri më tani, Veliaj ka 69.849 vota, ndërsa Kosova 50.264 të tilla. 

Ora 12:35 Veliaj arrin në mbi 17 mijë vota

Kandidati i ASHE-së për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj vazhdon të thellojë diferencën me kandidatin e APPD-së, Halim Kosova. Me numërimin e 334 kutive, Veliaj ka shkuar 17.450 vota më shumë. Deri tani, Veliaj ka 62.201 vota, ndërsa Kosova 44 751 vota. 

Ora 11:01 Veliaj thellon diferencën me Kosovën, 14.000 vota përpara

Kur janë numëruar 291 kuti për Bashkinë Tiranë, kandidati i ASHE-së, Erion Veliaj kryeson me 53.6% të votave duke thelluar më tej diferencën me kandidatin e APPD-së, Halim Kosova, i cili rezulton me 38.8% të votave. Diferenca në numër votash është 14 854 vota. Sa i takon specifikisht, Veliaj ka marrë 54 083 vota deri tani, ndërsa Kosova 39 229. Sa u takon kandidatëve të tjerë në kryeqytet, Gjergj Bojaxhi ka marrë 5.3% të votave (5 376 vota), Sazan Guri 1.2% (1 169 vota), Arben Tafaj 0.8% (848 vota) dhe Dhimitër Muslia 0.3% (287 vita). –

Ora 09:13 Gara për Tiranën, Veliaj kryeson me mbi 12.000 vota diferencë 

Mesa duket Erion Veliaj po shkon drejt rrugës së fitores së bashkisë së kryeqytetit me një diferencë të madhe. Ndërsa janë hapur deri tani 241 kuti nga 864 kandidati i së majtës kryeson me 44.225 vota përkundrejt 32.294 vota të marra nga kandidati i së djathtës Halim Kosova. 
Ndërkohë që 4 kandidatët e tjerë kanë marrë deri tani: Gjergj Bojaxhi 4488 vota, Sazan Guri 932 vota, Arban Tafaj 765 vota, Dhimitër Musliu, 231 vota. 

Ora 01:15 Tirane, numërohen 4 kuti në KZAZ 38

00:21 Nis numërimi në njësinë 8 në Tiranë

Numërimi i kutive të votimit ka nisur edhe në Tiranë. Qendra e parë ku ka nisur numërimi i votave është tek qendra e votimit e ngritur në ambientet e Shkollës së Kuqe, e cila është KZAZ 38, njësia numër 8. Ndërkohë pritet të nisë procesi i numërimit në të gjitha KZAZ-të.