‘Zgjedhje absurde’/ Shkrimtari nga SHBA: Kanë dështuar edhe ndërkombëtarët

435
Sigal

Ardian Vehbiu, shkrimtar dhe botues i Peizazhe të fjalës, jo pak i rënë në sy edhe për një ‘anim’ kah Edi Rama apo e majta në përgjithësi, kësaj here mendon ndryshe.

Në një shkrim të botuar te Peizazhet, Vehbiu parashtron se ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk e ka të kushëzuar votën, sepse nuk jeton në Shqipëri.

Ai pra mund të bëjë një zgjedhje të lirë dhe në vijim studiuesi bën edhe propozimin e tij për 30 qershorin.

“Unë, që e kam jetuar sistemin e mëparshëm dhe e di se çfarë funksioni të pështirë, rreshtor, koreografik kishte vota në monizëm, këtë herë do të kisha hedhur votë të bardhë, sepse do të mundesha; ndryshe nga më parë, kur nuk mundesha”, shkruan Vehbiu.

“Në këto 30 vjet janë harxhuar ndoshta miliarda euro nga gjithë bota, për ta “qytetëruar” politikisht Shqipërinë. Nëse rezultat i këtij investimi është votimi absurd i këtij 30 qershori, atëherë edhe më syleshi nga zgjedhësit duhet ta ketë kuptuar se kështu nuk vazhdohet më dhe se loja është luajtur dhe është fituar tjetërkund.

Edhe një herë, miq: ju meritoni shumë më tepër, prandaj gjeni pak kohë, qoftë edhe një sekondë të vetme, për të reflektuar, kur të jeni përballë kutisë së votimit dhe ndërgjegjes suaj politike nesër”, thekson shkrimtari.