Vasili: BE po fsheh të vërteta tronditëse për shembjen e teatrit

140

Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka kthyer edhe njëherë në vëmendje çështjen e Teatrit Kombëtar. Por këtë herë, akuzat e tij drejtohen vetëm ndaj kryeministrit Rama, por edhe delegacionit përfaqësues të BE në Tiranë.

Sipas Vasilit, ky delegacion dhe Brukseli po fshehin të vërteta tronditëse për Teatrin dhe BE po kujdeset më shumë për interesat e qeverisë sesa të qytetarëve.

“Mbrojtësit qytetarë të teatrit kanë besuar me të drejtë në integritetin parimor të BE ndaj edhe i janë drejtuar asaj për ndihmë.

Edhe aspirata e shqiptareve për integrimin europian bazohet pikërisht në vlerat e BE, te transparenca e saj,te papajtueshmëria me korrupsionin.

Por është vërtet zhgenjyese që BE të kujdeset për qeveritë dhe jo per qytetarët”, shkruan Vasili.

Postimi i plotë:

Perse Brukseli dhe Delegacioni i BE ne Tirane fshehin te vertetat tronditese per Teatrin??

Ceshtja e prishjes se Teatrit Kombetar eshte ballafaqimi i shtetit te kapur nga krimi nga njera ane dhe interesit me te larte publik te mbrojtur aktoret dhe qytetaret nga ana tjeter.

Mbrojtesit qytetare te teatrit kane besuar me te drejte ne integritetin parimor te BE ndaj edhe i jane drejtuar asaj per ndihme.

Edhe aspirata e shqiptareve per integrimin europian bazohet pikerisht ne vlerat e BE, te transparenca e saj,te papajtueshmeria me korrupsionin.

Por eshte vertet zhgenjyese qe BE te kujdeset per qeverite dhe jo per qytetaret.

Europa ka pare qeveri kuislinge,fashiste,naziste,te korruptuara te cilat jane larguar e zhdukur sepse vlerat e qytetareve europiane kane triumfuar.

Eshte skandaloze qe interesit te medias pikerisht portalit Exit.al per ceshtjen e Teatrit Komisioni Europian i pergjigjet se….nuk mund te pergjigjet sepse shkaktohen probleme deri edhe incident diplomatik.

– Po si mundet tu fshihen te vertetat qytetareve shqiptare?

– Po si mund te mbulohet nga BE korrupsioni gjigand?

– Po si mund te beje kompromis BE me qeverine dhe te fshehe te vertetat tronditese?

– Ne BE do te integrohet Shqiperia apo qeveria e saj?

– Kaq te renda qenkan te vertetat sa publikimi sjell incident diplomatik?

– BE i imteresojne shqiptaret apo qeveria e tyre?

-BE eshte e interesuar qe vjedhja shteterore te ndalet apo i bejne alibi asaj duke fshehur te vertetat?

-A mund te hape negociatat Shqiperia,kur lufta ndaj korrupsionit eshte nje nga kushtet madhore?

– BE duke mbuluar te vertetat per korrupsionin e qeverise shqiptare a pengojne per permbushjen e ketij kushti?

– Per BE-ne, a ka rendesi diplomacia burokratike formale apo venia e gishtit ne plage per te vertetat e korrupsionit?

Pergjigja e ketyre pyetjeve ka rendesi jetike per shqiptaret.

Shqiptaret nuk jane te verber qe tu besojne pergjigjeve pa pergjigje,apo te pranojne mbulimin e te vertetave si nje realitet.

Megjithate lexojeni me poshte pergjigjen e dhene nga Komisioni Europian per Exit.al:

“Publikimi i këtyre raporteve rigorozisht konfidenciale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacionit të BE-së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhënie cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë.
Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE-së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimeve publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare për të siguruar progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon.
Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qënë se raportet në fjalë përmbajën qendrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE-së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’ju komunikuar publikut.”