Videoja virale e Samitit të NATO-s! Rama shfaqet me kallashnikov në dorë, Macron si “Napoleoni”

142
Sigal

LITUANI– Që nga dje, sytë e të gjithë planetit janë përqendruar në Vilnius të Lituanisë, pasi aty po zhvillohet Samiti i vendeve anëtare të NATO-s, ku debati kryesor është çështja e Ukrainës.

Një përdorues i ‘Twitter-it’ mendoi të përdorte mundësitë që ofron inteligjenca artificiale për të përgatitur një video për shtetet anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Në video, të gjithë liderët e vendeve anëtare të NATO-s shfaqen si ushtarë, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. Aty shfaqet Emmanuel Macron si “Napoleon”, i ndjekur nga liderë si Justin Trudeau i Kanadasë, Olaf Scholz, Joe Biden me mesazhin “është koha e NATO-s, Jack”, Rishi Sunak si një transportues, Georgia Meloni me automatik në sheshin e Shën Pjetrit, Rexhep Tajip Erdogan përballë një aeroplani.. e shumë të tjerë të transformuar.

Ja video në fjalë: