Kuvendit i përcillen 2 kandidatë për Kryetarin e ri të KQZ-së

481
Sigal

Siç duket  debati në Komisionin e Ligjeve për votimin e 4 kandidatëve për Kryetarin e KQZ-së, u kthye- si më të shumët e herëve- në një shterpësi politike, pasi dje PS-ja vendosi që të tërhiqet nga kërkesat e saj për rrëzimin e 2 kandidatëve, Mustafa dhe Rekaj, që  sipas PS-së, nuk plotësonin kriteret. PS-ja dha dritën jeshile, që të përcillen në Kuvend 2 kandidaturat e tjera, Marsida Xhaferllari dhe Lefteri Lleshi. Pra, Komisioni i Ligjeve nuk do të mblidhet më që të votohen kandidaturat për Kryetarin e KQZ-së. Sipas burimeve konfidenciale të gazetës, mësojmë se të mërkurën në darkë, Rama dhe Ruçi ranë dakord që PS-ja të tërhiqet nga qëndrimi që mbajti në Komisionin e Ligjeve, duke mos pranuar që të kryhet votimi i përzgjedhjes të 2 kandidaturave për t’i përcjellë në Kuvend, pasi kontestoi se 2 kandidatë nga 4 të votuar, nuk kishin kriteret e përcaktuara në ligjin për Kodin Zgjedhor. PS-ja, po të kishte këmbëngulur, mund të arrinte që të viheshin në listën e 4 kandidatëve 2 kandidaturat e tjera, që kishin fituar 9 vota, Vishajn dhe Kume dhe më tej, mund të përcaktonte PS-ja që 2 kandidatët e preferencës së saj të përcilleshin për votim në Kuvend. Shkaku i tërheqjes së PS-së nga kontestimi i 2 kandidatëve për mosplotësim të kritereve, është, sikurse bëjnë me dije për “Telegraf”  burime të mirinformuara në PS, presioni që ndërkombëtarët ushtruan ndaj PS-së. Kujtojmë se të mërkurën, pasi PS-ja nuk pranoi të votohej në Komisionin e Ligjeve, ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi vizitoi Ramën në selinë rozë.