Tërheqja e minstres së Shëndetësisë nga sterilizimet,Endri Shabani: Provë e abuzimeve me PPP-të

612
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në javën e dytë të janarit të këtij viti, pra pas dërgimit të çështjes në SPAK nga nisma ‘Thurje’, koncesioni i sterilizimit është ndryshuar. Aktivisti Endri Shabani në faqen e tij “facebook” ka reaguar me këtë çështje.”Ministria e thërret koncesionarin dhe i thotë “shiko, kemi vendosur të të japim 1.4 milion euro/vit më pak seç kishim rënë dakord” dhe ai nuk ndihet, nuk proteston, nuk përmend detyrimet kontraktore, dhe nuk kërcënon më gjyq.A nuk është kjo prova e qartë se nuk kemi të bejme me dy palë, por me vetëm një?Një palë që pasi është kapur gafil, përpiqet të lëshoje dicka, se e di që e ka trashur zullumin deri aty ku nuk mban më.Fatmirësisht as kjo manovër nuk ka për t’i shpëtuar nga përballja me drejtësinë.Sot vendosën të na kursejnë 1.4 milion euro në vit nga taksat tona, por ne nuk do të ndalemi derisa ky koncesion të anullohet.Dhe pas tij çdo koncesion korruptiv që po ia merr frymën këtij vendi”,- shkruan Endri Shabani.